“Europa nuk entuziazmon më, por pa Europën nuk ka zgjidhje”

Postuar në 06 Shtator, 2016 11:43

Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë, i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle” pas punimeve të Forumit Ambrosetti ku Letta bën pjesë. Ai jep disa komente mbi situatën në Itali, një vend që konsiderohet si një minë me sahat në BE, për shkak të problemeve ekonomike dhe financiare që ka. Sipas Lettës Italia duhet të ulë shpenzimet publike dhe taksat.

“Nga njëra anë ne kemi një shkallë të madhe evazioni fiskal. Por ne kemi edhe taksa të larta dhe të ardhura të larta nga taksat, gjë që është e nevojshme, sepse kemi shpenzime të larta publike. Këto janë problemet e mëdha të Italisë. Na duhet të ulim si shpenzimet publike, ashtu edhe taksat. Këto janë sfida të mëdha, por unë nuk shoh rrugë tjetër për të dalë nga kriza”, shprehet ish-kryeministri i Italisë.

Ai e pranon se ideja e Europës nuk prodhon më entuziazëm dhe ky është një problem që bie ndesh me përgjigjet që kërkohen në shumë sektorë.

“Njerëzit janë më pak entuziastë për Evropën dhe pasoja është që politikanët besojnë që edhe ata duhet të jenë më pak entuziastë, për të marrë vota. Dhe kjo do të thotë që do të ketë më pak integrim evropian. E dini, ka shumë sektorë për të cilët nuk ka përgjigje nacionale. Probleme si lufta kundër terrorizmit ose trajtimi i rrymave të refugjatëve. Këto janë tema të ndara, por e përbashkëta e tyre është se për të dyja na nevojiten zgjidhje evropiane. Pa përgjigje evropiane nuk do të kemi përgjigje të forta, por vetëm grindje”, thotë Letta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.