“Vijë e kuqe” mbi karrierën e Kokëdhimës. Ambasadori amerikan e rendit njësoj me Ndokën, Prengën dhe Elvis Roshin

Postuar në 04 Shtator, 2016 14:23

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i ka dhënë një intervistë revistës “Mapo”. Kjo është ndoshta intervista e parë e Lu dhe ai ka bërë aty disa prononcime jo pa rëndësi. Një për dekriminalizimin, proces ku ambasada amerikane u investua shumë. Thotë Lu:

“Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”.

Të vihet re sesi Kokëdhima, i larguar për një tender gjatë kohës kur ushtronte mandatin e deputetit, barazohet me individë të akuzuar me prova për vepra penale të rënda si prostotucion, apo trafik droge. Që këtej edhe pyetja: a influencuan amerikanët që Kokëdhima të merrte mandatën për mandatin?

Vetë ish-deputeti socialist është ankuar se nuk u bë asgjë për të shmangur atë vendim që mori Gjykata Kushtetuese, njësoj sikundër e kundërshtoi protestën e organizuar nga Donal Lu për reformën në drejtësi.

Gjithsesi ky prononcim i Lu duket se e skualifikon Kokëdhimën nga rruga politike me PS-në. Vetëm në mos për të del garant Edi Rama, çka duket e pamundur për momentin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.