Larg varësisë nga nafta. Pas fondit 2 trilionë $, Arabia Saudite hyn në partneritet të ri me Japoninë

Postuar në 03 Shtator, 2016 19:19

Nafta nuk është e ardhmja. Në funksion të kësaj perspektive, edhe një vend si Arabia Saudite, që është prodhuesi kryesor i naftës, po rishikon të gjitha objektivat. Pak kohë më parë u bë publik fakto se Riadi zyrtar krijoi një fond sovran prej 2 trilionë dollarë për të neutralizuar varësinë ekonomike nga nafta, shoqërua kjo edhe me masa të tjera fiskale.

Në këtë kuadër, sauditët kanë ecur edhe më tej duke kërkuar partneritet strategjik me ekonominë e tretë në botë, Japoninë.
Princi trashëgimtar Muhammad Bin Salman zhvilloi një vizitë në Tokio ku u takua me kryeministrin Shinzo Abe. Raportohet se janë firmosur shtatë memorandume mirëkuptimi të cilat hedhin urat e një partneriteti të ri edhe për fusha si shtypi, media dhe kultura.

Japonia vetë është nevojtare për naftë dhe hidrokarbure dhe këtë mundet që t’ia ofrojë shumë kollaj Riadi, i cili vetë ndjen se nuk mund të ketë mirëqenien aktuale vetëm duke shitur naftë dhe me një shoqëri të strukturuar në funksion të një produkti.

https://www.middleeastmonitor.com/20160902-saudis-head-to-japan-to-reduc...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.