Rriten çmimet për librat shkollorë dhe tekstet dixhitale (tabletat)

Postuar në 02 Shtator, 2016 14:57

Shpërndarja dhe shitja e librave mësimorë për arsimin parauniversitar, ishte programuar në datën 25 gusht, por në pikat e autorizuara të shitjes edhe pas 7 ditësh vijon të ketë probleme. Prindërit ankohen se nuk i gjejnë të plota paketat për secilën klasë, ndërkohë që shkaktarët për ngecjen e këtij procesi janë një pjesë e distributorëve a shtëpive botuese raporton "Shekulli".

Krahasuar me një vit më parë, çmimet e të gjitha librave kanë pësuar rritje. Një rritje e lehtë në masën 1-5 për qind për të gjitha alternativat e teksteve në 12 klasat e arsimit parauniversitar. Për ta ilustruar me shembull, nëse një variant i Abetares (me autor Kolë Xhumari) vitin e kaluar shitej 362 lekë, këtë vit ajo tregtohet me vlerën 369 lekë. Po ashtu, edhe për klasat e tjera vihet ré një trend i tillë i rritjes, ku për çdo alternativë të lëndës ka një luhatje me 10-20 lekë të çmimit. Për këtë rritje MAS nuk ka një analizë krahasuese apo një përgjigje për motivin e ndryshimit.

Këtë vit ende nuk ka dalë vendim për kategoritë që do të përfitojnë tekstet shkollore pa pagesë. Në fund të gushtit të vitit të kaluar, MAS çeli fondin 2.2 milionë për afro 15 mijë familje të cilat morën falas librat shkollorë për fëmijët. Ndër familjet që u rimbursuan dy muaj pasi kishte filluar cikli shkollor, ishin ato me më shumë se dy fëmijë, ku për fëmijën më të vogël nuk paguhej, romët, viktimat e trafikimit dhe fëmijët që kishin të paktën një prind invalid. Mbetet për t’u parë nëse një vendim i tillë do të miratohet edhe këtë vit shkollor.

60 gjimnaze në të gjithë vendin këtë vit shkollor nuk do të punojnë më libra në formatin e letrës, por do të kenë tekste dixhitale. Ajo çka vihet ré në katalogun e teksteve digjitale, është çmimi relativisht i lartë, krahasuar me librat që do të përdoren në gjimnazet pa laboratorë. Po ashtu, për tekstet digjitale, vërehet se nuk ka më tepër se dy alternativa për çdo lëndë, madje disa nuk e kanë një të dytë. Shpërndaja e teksteve shkollore digjitale realizohet deri më 12 shtator 201,6, kurse shitja përfundon më 17 shtator 2016”, citon Urdhri i MAS-it.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.