Berisha: "Qeveria kineze ka nisur hetim për rrugën e Arbrit"

Postuar në 02 Shtator, 2016 21:57

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë një prononcimi për gazetarët se qeveria kineze po heton praktikën e ndjekur për rrugën e Arbrit, ku u përfshi edhe Exim Bank, bankë investimesh shtetërore në vendin aziatik.

“Rruga e Arbërit u ndërtua në 32 km nga qeveria e mëparëshme, përfshi një nga segmentet më të vështira të saj që është segmenti i Tujanit. Mbetën pa ndërtuar për arsye strikt teknike, sepse tuneli Murrizit nuk mund të ndërtohej në kuotën e caktuar sipas një kompanie daneze. Atëherë u la që të bëhej riprojektimi i tunelit dhe u bë. Lamë gati marrëveshjen me kinezët po Edi Rama e futi në qorsokaqe, donte pare. Qeveria kineze ka nisur një hetim për këtë. Nëse ky hetim e përfshin apo nuk e përfshin kreun e qeverisë shqiptare, nuk kam informacion por ka lidhje krejtësisht me problemin e rrugës së Arbërit. Ndaj dhe jam i bindur që Edi Rama nuk ndërton kurrë Rrugën e Arbërit. Ai nuk po përfundon dot rrugën Lushnje - Berat, që në mënyrë absolute kishte vetëm maximumi 6 muaj punë...”, tha Berisha pas takimit me kongresmenin Eliot Engel.
Më herët kreu i PD-së, Lulëzim Basha ka akuzuar kryeministrin se ka kërkuar rryshfet për rrugën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.