Rikthehet në Gjykatën e Lartë çështja "Doshi"

Postuar në 01 Shtator, 2016 15:10

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë çështjen Doshi në Gjykatën eLartë, e cila duhet të shprehet edhe për ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, në lidhje me akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ka patur një skenar eleminimi të urdhëruar nga Ilir Meta.
Çështja me të pandehur Tom Doshin, Mark Frrokun e Durim Bamin, u dërgua fillimisht në Gjykatën e Lartë. Por, pas vendimit që Mark Frroku s’është më deputet, situata ndryshoi.
Prokuroria kërkoi gjykimin së bashku të tre të pandehurve. Mbrojtja kërkoi ndarjen e çështjes, duke theksuar se gjykimi i Mark Frrokut dhe Durim Bamit në Gjykatën e Lartë u mohon të drejtën e apelimit, një e drejtë kjo e sanksionuar në Kushtetutë.
Pas kësaj gjykata e Lartë vendosi t’i kërkojë mendim Kushtetueses. E cila, së fundi, duke e argumentuar me mungesen e kompetencave, ia delegoi sërish cështjen Gjykatës së Lartë, duke i kërkuar të shprehet.
Ata akuzohen për “kallëzim të rremë”, në bashkëpunim, lidhur me akuzat e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi. Doshi tha se kishte zbuluar një komplot për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.