Bashkia e Tiranës premton 2000 kredi të buta nisur nga viti që vjen

Postuar në 01 Shtator, 2016 13:01

Bashkia e Tiranës hyn në fushatë elektorale me një ofertë të hapur me natyrë sociale. Kryetari i saj, Erjon Veliaj, ka premtuar 2000 kredi të buta, gjatë inaugurimit të konviktit të shkollave elektrike “Gjergj Canco”.

“Duke filluar nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të vendosë një milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarë në tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartamentin e tyre në Tiranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm merrnin kredi të buta. Bashkia e Tiranës, duke qenë se i ka sistemuar financat e veta, do ta fillojë e pavarur nga qeveria qendrore projektin e kredive të buta. Nga viti tjetër, nëse një çift i ri dëshiron të blejë një shtëpi në Tiranë, do të mund të aplikojë për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Veliaj. Kjo është praktikë që është ndjekur edhe më parë, por është pezulluar për shkaqe të shpërdorimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.