Vdekja e parë në Sharrë më 26 nëntor/Myrvete Duka humbi jetën duke punuar. Shoferi vetëm një javë në burg

Postuar në 30 Gusht, 2016 11:51

Myrvete Duka ishte viktima e parë e Landfillit të Sharrës. Ajo ka ndërruar jetë më 26 nëntor të vitit 2015 pasi u godit aksidentalisht nga një automjet që punonte në landfill. Tema tv ka biseduar këtë të hënë me familjarët e 46-vjeçares të cilët kanë treguar sesi ka ndodhur ngjarja tragjike.
Myrvete Duka, nënë e katër fëmijëve humbi tragjikisht jetën më 26 nëntor të vitit 2015 teksa punonte në Landfillin e Sharrës.

Ajo u godit aksidentalisht nga një automjet dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Nuk dihet ende nëse mjeti që i shkaktoi vdekjen shtetases Myrvete Duka ishte në pronësi të ndonjë firme private që administronte landfillin në nëntor të vitit 2015 apo në pronësi të Bashkisë Tiranë.

46-vjeçarja nga Dibra prej 11 vitesh, ishte zhvendosur së bashku me familjen në Tiranë. Ata jetonin në një shtëpi private me qira në zonën e Yzberishtit.

Gjendja financiare, mungesa e një pune e kishte detyruar Myrtveten të vetpunësohej në landfillin e Sharrës aty ku çdo natë mblidhte kançe dhe shishe plasitike, nga shitja e të cilave siguronte jetësën e saj dhe të familjes.

Por 26 nëntori do të ishte dita e fundit që Myrvete Duka do të shkonte në landfillin e Sharrës nga ku do të kthehej e pajetë në banesën e saj.

Tema tv ka vizituar këtë të hënë familjarët e saj në Yzberisht. Ata nuk dëshirojnë të prononcohen për mediat pasi çështjen e konsiderojnë të mbyllur.

Famijarët tregojnë se shoferi i mjetit ka qëndruar vetëm një javë pas hekurave pasi ata e kanë falur.

Ngjarjen familja Duka e konsideron aksidentale, ndrësa ajo që bie në sy është shfajasimi i shpeshte që ata i bëjnë drejtuesit të mjetit.

Sipas tyre puna në te zezë e Myrvetes ua mohon të drejtën për të fajësuar shoferin por edhe për të kërkuar dëmshpërbilim për humbjen e njeriut të tyre.

Myrvete Duka dhe Ardit Gjoklaj ndoshta nuk janë njohur kurrë me njëri-tjetrin edhe pse punonin në të njëjtin mjedis. Por gjendja e vështirë financiare, puna në të zezë e fundi tragjik është ajo që i bashkon dy viktimat e Landfillit famëkeq të Sharrës.

Vdekja e Arditit u mendua se ishte e para në Landfill, por Tema Tv zbuloi se para tij një tjetër person kishte humbur jetën nga pakujdesia e drejtuesve të mjeteve, për të cilët dëshmitarët kanë treguar se shpesh punojnë nën efektin e alkoolit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.