Vetëm qeveria nuk reagon për oligopolin në sigurime. Konfindustria kërkon ndryshime në legjislacion

Postuar në 29 Gusht, 2016 11:48

Atë që mediat e kanë denoncuar që herët, e konfirmon së fundmi edhe Konfindustria, që është grup interesi i biznesit.

Fjala është për rritjen e sigurimit të makinave që zbulon qartë situatën oligopol në të ashtuquajturin treg të sigurimeve, e për të cilat Konfindustria thotë se nuk ka reagim nga qeveria, pse kompanitë kanë lobuar për heshtjen.

“Rritja e njekohshme e fundit nga te gjithe kompanite e cmimeve per sigurimin e detyrueshem te makinave, shpreh qartesisht gjendjen oligomonopol te tregut te sigurimeve me pasoja te renda per biznesin, qytetaret dhe ekonomine kombetare. Gjendja behet edhe me shqetesuese kur vlereson, se ne periudhe me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit te detyrueshem jane rritur ne pothuaj 300% per mbi 500 mije automjete te biznesit dhe qytetareve, me taktiken e faktit te kryer.

Konfindustria vlereson, se ne vendet demokratike te botes do te mjaftonte edhe nje rast i vetem i ngjashem me Shqiperine per tu percaktuar menjehere si praktike e denueshme e tipit kartel dhe si rrjedhim marre masat e nevojshme te ashpra penalizuese nga institucionet rregullatore te fushes. Nderkohe ne Shqiperi per raste te qarta dhe te perseritura oligopol nuk ka asnje veprim nga institucionet pergjegjese si AMF/Agjencia e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencs, duke dhene shenja te qarta te paaftesise se plote dhe deri ne fenomenin e korrupsionit te shkalles me te larte te “state capture/kapjes se shtetit.

Konfindustria thotë se do t’i kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, në varësi të të cilit janë institucionet e mesipërme, të ndërmarrë sa më shpejt nismën për rishikim të plotë të legjislacionit dhe mënyrës sesi është ndërtuar dhe funksionon tregu i sotëm oligopol i sigurimeve, liberalizimin e tregut nëpermjet kalimit nga sigurimi i “detyrueshëm” në “vullnetar” të automjeteve, hapjes së tregut për operatorë të rinj dhe shqyrtim të thelluar të punës së derisotme të AMF dhe Autoritetit të Konkurencës për menyren e zbatimit të përgjegjësive të tyre ligjore”, thuhet në një reagim të Konfindustrisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.