Rezultati i zgjedhjeve në Dibër varet nga LSI-ja

Postuar në 26 Gusht, 2016 18:38
Eduard Zaloshnja

Pavarësisht premtimeve për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshtrat me Peshkopinë, pavarësisht premtimeve për kanale kulluese e vaditëse, dhe pavarësisht të fortëve e të inkriminuarve që mund të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të Dibrës, rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit do të varet nga përsëritja ose mospërsëritja e bashkëpunimit elektoral mes PS-së dhe LSI-së.

Më 2013, në rrethin e Dibrës (që sot është bashkia e zgjeruar e Dibrës), koalicioni “i majtë” mori 50% të votave në zgjedhjet parlamentare. Edhe atëhere u bënë premtime për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhnin fshatrat me Peshkopinë, u bënë premtime për kanale kulluese e vaditëse, dhe morën pjesë në fushatën zgjedhore të fortë e të inkriminuar, por koalicioni i majtë e arriti kuotën 50% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 11% të votave në Dibër më 2013.

Më 2013, në bashkinë e zgjeruar të Dibrës, kandidati i koalicionit “të majtë” mori vetëm 48% të votave, dhe fitoi ndaj kandidatit “të djathtë”, sepse në garë ishin edhe tre kandidatë të pavarur, të  cilët morën së bashku 5% të votave. Edhe atëhere u bënë premtime për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshtrat me Peshkopinë, u bënë premtime për kanale kulluese e vaditëse, dhe morën pjesë në fushatën zgjedhore të fortë e të inkriminuar, por kandidati i koalicionit “të majtë” e arriti kuotën 48% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 9.3% të votave në Dibër më 2015.

A do të bashkëpunojë LSI-ja kësaj rradhe në Dibër me PS-në, po aq fort sa bashkëpunoi më 2013 e më 2015?

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

E ke gabim Eduard, dhe ti e di ku qendron gabimi, packa se forca e partise sic duket te ndalon ta thuash (mos qofte e thene te jete keshtu). Ata 3 kandidate te pavarur, sic rrekesh ti etiketosh ti, kane marre vota te djathta.

Submitted by nxenesi i klase... (not verified) on

Nese Koalicioni Rilindas ka marre 48% fitorja i ka ardhur meqe ne krahun e djathte kushte 3 kandidate "te pavarur" (qe morren 5% - sic shkruan vete Profesor Zaloshnja dhe jo nga LSI.
Nese e djathta do te vije kete radhe pa kete larmi "te pavarurish" ne keto zgjedhje, qe po bene per nje pale breke te grisura, nuk me duket se ka nevoje per "nje dore" nga LSI....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.