Daçiç flet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë: Në 1981 kishte 43 mijë serbë në Prishtinë. Në 2001 kishte 430

Postuar në 26 Gusht, 2016 12:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, organizuar nga Ban Ki Moon për raportin e fundit mbi punën e UNMIK, se në Kosovë është kryer spastrim etnik i serbëve.
Sipas tij, politika shqiptare ka një synim: bashkimin në një shtet të vetëm dhe për këtë përsëritet shpesh spastrimi etnik i shqiptarëve nga serbët. Daçiç e ka quajtur këtë të fundit një pretendim fals, duke preferuar të kapë disa shofra të vetat:

“Historia nuk regjistron një genocid pas të cilit anëtarët e një populli, të cilët supozohet se ka kryer genocid janë 10 herë më pak në numër se më parë...
Në Prishtinë, një qytet ku në vitin 1981 jetonin 43 000 serbë, 20 vjet më vonë jetonin 430. Në vitin 1981, 140 043 shqiptarë jetonin në qytet, në vitin 2011 jetonin 194,953.
Është ky një genocid, krim, apo pastrim etnik i shqiptarëve”, tha ndër të tjera Daçiç. Më tej, ministri serb ka vlerësuar se Serbia nuk dëshiron që Kosova dhe trajtimi i çështjes së saj të prekë sigurinë e vendit të vet, ndonëse narrativa që mban gjallë Beogradi i mëshon pikërisht një keqkuptimi historik. Kryeministri aktual serb Vuçiç, kërkoi falje për Srebrenicën, por jo për krimet në Kosovë, edhe pse hetimi duhet të zbardhë edhe përgjegjësinë e krimeve të shqiptarëve.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=08&dd=26&nav_id=99020

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.