Shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani në fushatën elektorale të PS në Dibër

Postuar në 24 Gusht, 2016 10:41

Shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ai është fotografuar në një takim elektoral së bashku me ish –deputetin e Partisë Socialiste të dënuar për prostitucion në Itali, Arben Ndokën. Në foton e mësipërme, Klajdi Osmani qëndron i ulur përballë Ndokës (në rreth, i dyti nga e djathta). Në tavolinë gjendet edhe Nehat Rama, vëllai i kandidatit të PS për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama (personi përballë në foto). Angazhimi i efektivëve të policisë në fushata elektorale është i ndaluar me ligj. Por kjo nuk e ka penguar Klajdi Osmanin që të bëjë fushatë për socialistët në Dibër. Nuk dihet nëse drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, do të marrë masë ndaj tij, pasi fotoja e mësipërme përbën një provë flagrante të shkeljes së ligjit nga një drejtues i policisë së shtetit raporton Lapsi.al

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Kur beteja eshte shume e rendesishme dhe fitorja eshte esenciale per filozofine e te ushtruarit pushtet, atehere ne beteje futen ushtaret me efikasitet me te madh, oficere e gjenerale me te miret! Duhet kuptuar se kjo nuk eshte beteje per zyren e kr. te bashkise se Dibres, por per te testuar limitet e asaj se cfare kaperdin ky popull! Te publikosh bemat e Shukriut, te mos kerkosh falje per perzgjedhjen e tij dhe te kerkosh fitore derrmuese do te thote se je ne kerkim te nje linje te re fronti ne raport me masat popullore! Dhe nqs i del, shpejt ndertohet nje raport i ri, edhe me i keq se ky qe eshte, i cili I sjell komoditete te reja pushtetit ne raport me qytetarin! Nuk ka rendesi aspak PS apo PD, por raporti pushtet-popull! Prandaj, nqs populli voton pushtetin, atehere kush ka pak tru dhe dinjitet, ben mire te largohet nga Shqiperia nje here e mire, se ky vend nuk do jete me per te...

Submitted by Kevinjon (not verified) on

More Arben qe po te plas tastatura nga dituria e madhe qe paskesh, Rama po ben krim elektoral me angazhimin e dtejtperdrjete te policise dhe ti shkruam principe ideologjishe. Rama po angazhon Ndoken qe eshte kriminel fund e krye dhe personazh i pershtire dhe ti shkruan teorema pergjithesuese. Rama tallet hapur dhe perdor retorike antidemokratike dhe ti gjykon intelektun popullor qe meritoka rerwspe vetem kur te largohet kemba duarve. Po dinjitetin duke i thene Rames JO! pse e abordon si mundesi?

Submitted by Arben (not verified) on

Aspak nuk e abordoj! Pikerisht ate dua! Por jam pesimist pak duke u bazuar ne te kaluaren elektorale! Gjithmone ketu i eshte dhene mbeshtetje te keqes duke u justifikuar me " Kush i pyet njerezit ketu " apo " Shiko interesin tend, fut ne xhep 10000 lekeshin tend e mos hap goje" e gjera te tilla e nuk e kuptojme se sa e hame me vone! Prandaj ky realitet i trishtuar dhe kjo kuraje e politikaneve tane qe e mbajne vehten si perendite e Olimpit! Strategjia e PS prishet duke votuar masivisht kunder! A do kene njerezit kuraje? Ishalla! E kaluara na ben te jemi pesimiste! Ishalla kemi ndryshuar..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.