Plotësohet grupi i të pakënaqurve, një tjetër kosovar heq fanellën e Shqipërisë. Po çfarë kanë thënë kur e kanë veshur! (Video)

Postuar në 22 Gusht, 2016 23:46

Amir Rrahmani, ish-mbrojtësi i Partizanit është i larguari i radhës nga kombëtarja e Shqipërisë për t’iu bashkuar përfaqësues së Kosovës. Në shembullin e Milot Rashicës edhe ai shpjegoi përmes një postimi se zgjodhi Kosovën për dy arsye, emocionale dhe sportive. Rrahmani bëhet kështu kosovari i katërt që i kthen mbrasht fanellën Federatës Shqiptare të Futbollit. Më së paku kjo është jo korrekte dhe fyese sepse futbollistët në fjalë kishin të drejtën të refuzonin Kombëtaren Shqiptare me të njëjtin argument se do luanin për vendlindjen e tyre. Nuk ka asgjë anormale të luash për “fshatin” tënd, por këtë duhet ta vendosësh që në fillim, jo sipas kapriçove të momentit.

Katër të larguarit nga kombëtarja e Shqipërisë kanë një të përbashkët, ata u lanë jashtë nga tekniku De Biazi për finalet e Europianit në Francë dhe kësisoj i ranë shkurt duke kërkuar vendin e titullarit në përfaqësuesen e Kosovës. Lumturia e shfaqur për thirrjen në kombëtaren shqiptare ndihmon për të kuptuar më shumë sa të vështirë e kanë patur këta futbollistë për të hequr një fanellë dhe për të veshur një tjetër.

O sa mirë me qenë shqiptar! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.