Turqia nis goditjet ndaj ISIS dhe kurdëve, aleatë të SHBA. Assad, jo më armiku kryesor

Postuar në 22 Gusht, 2016 21:28

Kthesa diplomatike e Turqisë nis të reflektohet edhe në qëndrimin ndaj aleatit të Moksës në Lindjen e Mesme, Bashar Al Assad. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se forcat ushtarake turke kanë kryer qitje artilierie në veri të Sirisë kundër militantëve të ISIS afër Jarablusit, por edhe ndaj kurdëve peshmerga në Manbij. Sipas zyrtarëve turq, goditjet synojnë hapjen e një korridori për një operacion ushtarak, ndërkohqë i jep kundërpërgjigje sulmeve të fundit terroriste në vend.

“DAESH duhet të fshihet nga kufijtë tanë dhe ne jemi gati të bëjmë atë që duhet për të arritur këtë gjë”, citohet ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Goditja e kurdëve është në thelb një politikë e sigurisë kombëtare për Turqinë, por në kushtet e konfliktit sirian, ajo është edhe politikë antiamerikane, sa kohë kurdët peshmerga mbështeten nga Washingtoni. I vetmi që po del nga rrezja e kuqe e goditjes është presidenti sirian, Bashar Al Assad, i cili deri një vit më parë ishte armiku kryesor i Perëndimit përfshirë Turqinë e Erdogan. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.