Reflekton edhe PS, nenet që kërcënojnë lirinë e medias do të rishikohen

Postuar në 22 Gusht, 2016 14:39

Përballë presionit në rritje nga mediat, por edhe qëndrimi i LSI-së dhe PD-së socialistët duket se nuk kanë rrugë tjetër përveç tërheqjes nga dy nenet që kërcënojnë lirinë e medias në ligjin për SPAK dhe Prokororinë. Si gjithmonë PS ka bërë të paditurin dhe të suprizuarin kur është vënë përballë fakteve, duke marrë si përherë rolin moderues. "Shqetesimi mund te jete i drejte por fakti qe te dy keto ligje akoma nuk jane diskutuar nen per nen ne komision na jep mundesine e riformulimit apo te ndryshimit te neneve te caktuara siç jane nenet ne fjale . Fryma e ligjit per prokuroine dhe SPAK eshte e tillle qe mediat i sheh si aletae te tyre ne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi.Perderisa behet fjale per nje nen qe i referohet pavaresise se prokuroreve ne punen e tyre , do ndiqet i njejti standart ligjor tek te dy ligjet si tek ai i prokurorise ashtu edhe i SPAK qe do te thote se si neni 6 i ligjit per prokurorine ashtu edhe neni 13 i ligjit te SPAK do te ndryshojne dhe do te riformulohen ne ate standart qe garanton lirine kushtetuese te shprehjes dhe te mediave.” –u shpreh Manja për Report TV.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.