Kandidati socialist i Dibrës: “Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës”

Postuar në 22 Gusht, 2016 14:54

Në Dibër po bëhet fushatë elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë, pasi Shukri Xhelili i largua nga detyra. Nga e djathta parlamentare kandidat është ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, një njeri që vjen nga jeta politike. Nga e majta është doktori Muharrem Rama, i cili siç raportohet sot nga disa media ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë.

Thotë ndër të tjera Rama:

 “Kërkojmë nga ju që të votoni të lirë, të votoni me dinjitet, të votoni në mënyrë demokratike. Nuk duhet të bini pre e asnjë provokimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve. Takohuni me njerëz, me miq, me shokë e dashamirës që të marrin pjesë masivisht në votime”.

Deri këtu asgjë jashtë normales, por fushata e Ramës nis e ta vret pak veshin me këtë frazën më poshtë:

 “Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës. Ju jeni mendime tepër të vyera për zhvillimin e Dibrës. Kërkoj nga ju mbështetje dhe bashkim që kësaj radhe ta fitojmë këtë bashki që ta bëjmë një bashki me standard evropiane”.

Meqenëse populli ynë është djegur përherë, i frynë shumë edhe kosit. Për këtë arsye ka lindur edhe ajo fjala: Hodha lumin...

Këtu ku ka arritur është legjitim edhe paragjykimi në politikë, pasi është pak e vështirë që për hallet e Dibrës do diskutohet pas fitores. Po a nuk e kishte Dibrën i njëjti krah që deri më dje na thoshte që “Dibra rilindi”? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.