Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën që orbiton ndaj Proksima Centaurit

Postuar në 21 Gusht, 2016 14:39

Astronomët europianë kanë zbuluar së fundmi një planet të ngjashëm me Tokën i cili orbiton ndaj Proksima Centaurit, yllit më të afërt me sistemin tonë diellor, diçka më shumë se 4 vjet dritë larg. Proksima Centauri është një xhuxh i kuq dhe emeton nxehtësi dhe ndriçim shumë herë më pak sesa Dielli ynë, por sipas astronomëve drita e tij ndoshta mjafton për të mbështetur jetën në planetin e sapozbuluar. Gjithsesi nëse ka apo jetë në këtë planet ende nuk e di kush. Nga kushtet e vëzhguara, distancat ndaj yllit të vet, gjendja termodinamike e këtij të fundit, hamendësimet janë se nëse do të ketë jetë, ajo do të jetë ndryshe nga jeta në Tokë. Do të jetë më e errët pa përjashtuar ekzistencën e jetës inteligjente, kjo nisur sidomos nga fakti se planeti është disa milionë vjet më i vjetër sesa Toka. Proksima Centauri është një yll që bën pjesë në sistemin yjor Alfa Centauri me tre yje, që është sistemi më i afërt me sistemin tonë diellor. Ai ndodhet në konstelacionin e Centaurit.

http://www.spiegel.de/international/zeitgeist/scientists-find-earthlike-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.