Efekti zinxhir i ndalimit të burkinit, reagojnë shoqatat kundër islamofobisë

Postuar në 20 Gusht, 2016 10:41

Bashkitë në veri të Francës po ndjekin shembullin e njëra-tjetrës, duke ndaluar veshjet e mbukiara të grave myslimane në plazh. Pas bashkisë së Kanës edhe ajo e Nisës vendosi të premten të ndaloje burkinin në plazhet e saj, një veshje që mbulon gjithë trupin dhe lë të zbuluar vetëm fytyrën e femrës.
Qyteti i Nisës u godit në korrik nga sulm ekstremist me 85 viktima, kur një tunizian drejtoi kamionin drejt një turme të mbledhur për festën kombëtare. Vendimi për të ndaluar burkinin ka shkaktuar reagimin e Shoqatës së të Drejtave të Njeriut dhe Shoqatës kundër Islamofobisë, të cilat i janë drejtuar Gjykatës. Franca është vendi me komunitetin më të madh mysliman në Bashkimin Europian dhe nuk ka ndalur mbajtjen dhe përdorimin e simboleve fetare. Një ditë më parë edhe ministri i Jashtëm gjerman deklaroi se Gjermania duhet të ndalojë veshjet e grave myslimane që nuk tregojnë fytyrën në institucionet publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.