Vdes Ernst Nolte, historiani “reaksionar”

Postuar në 18 Gusht, 2016 23:34

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare historiani i njohur gjerman, Ernst Nolte. Ai erdhi në vëmendje të rretheve shkencore dhe opinionit në Perëndim si pasojë që tezave të veta mbi nazizmin dhe Hitlerin. Sipas Nolte, nazizmi dhe themeluesi i tij, Adolf Hitler, ishin reaksioni logjik i Gjermanisë ndaj kërcënimit ekzistencial që përfaqësonte revolucioni rus. Kjo tezë si dhe artikuli i tij i vitit 1986 “E shkuara nuk do të zhbëhet” krijuan debate shumë të forta. Nolte shpalli kërkimin e një dialektike historike për krimet e Gjermanisë, duke mos ia atribuuar ato një specifike siç shihet rasti i Hitlerit apo i kampeve të vdekjes që ai krijoi. Në esenë e vitit 1986, publikuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Nolte pyet: “A nuk ekzistonte “Arkipelagu Gulag” përpara Auschwitz”? Apo: “A nuk ishte klasa bolshevike një paradrdhëse logjike dhe faktuale e vrasjeve racore të nazistëve”?

Mes veprave të njohuara të tij hyjnë “Tri fytyrat e fashizmit”, “Gjermania dhe Lufta e Ftohtë” si dhe “Lufta Civile Europiane 1917 – 1945: Nazizmi dhe Boleshevizmi”, kjo e fundit e përkthyer edhe në shqip nga shtëpia botuese “55”.

Gjen njëfarë shpjegimi kjo qasje te fakti se ai mbrojti doktoratën e tij mbi Karl Marx, predikues i antagonizmave social-historike dhe i determinizmit. Dha mësim në Universitetin e Lirë të Berlinit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.