Radiografi për Prokurorët e Posaçëm, shpjegime edhe për kontakte me persona të akuzuar publikisht

Postuar në 19 Gusht, 2016 11:30

Prokurorët e gjyqtarët që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të jenë të kontrolluar në çdo aspekt të jetës së tyre për dhjetë vite.
Nën kontroll do të jenë edhe krushqitë deri në Shkallën e Dytë për dhjetë vitet e fundit. Përveç komunikimeve në telefon apo llogarive bankare, sipas një dokumenti të siguruar nga “Panorama”, prokurorëve do t’u kërkohen të dhëna edhe për “krushqitë” deri në brezin e dytë.
Dokumenti është pjesë e projektligjit në formën e një formulari, që do t’u jepet për plotësim prokurorëve e gjyqtarëve të përzgjedhur të konkurrojnë për të qenë pjesë e zyrës së SPAK-ut.
Në pjesën shpjeguese në lidhje me këtë pyetje thuhet se informacioni duhet të jepet për dhjetë vitet e fundit dhe më tej sqarohet se: Me termin “familjar” do të kuptohet bashkëshortja/bashkëshorti i tij, i afërti deri në Shkallë të Katërt ose krushqi deri në Shkallë të Dytë, personi i lidhur me detyrime birësimi ose që bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët.
Prokurorëve do t'u kërkohen shpjegime edhe për kontaktet me persona tëbakuzuar publikisht. Një nga kërkesat e formularit është renditja e takimeve, marrëdhënieve ose kontakte ve të papërshtatshme me persona, të cilët kanë qenë ose janë të arrestuar, të dënuar, apo të akuzuar publikisht për përfshirje në krimin e organizuar në ushtrimin e detyrës suaj, të cilat nuk janë në pajtim me ushtrimin e detyrës së Prokurorit të SPAK.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.