"Për vete dhe jo për Greqinë", nga idhull olimpik në patriot i shtirur

Postuar në 17 Gusht, 2016 11:02

Shprehja që e bëri të njohur dhe shoqëroi rrugëtimin e tij si rekordmen i botës dhe kampion Olimpik ishte se çdo peshë e ngritur kishte një motiv "Për Greqinë". Pirro Dhima, djali nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera 12 vjet pas Olimpiadës së fundit që u mbajt në Athinë në 2004 akuzohet piblikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale. Gazeta greke "Avgi (Avji)" shkruan se në emër të suksesit që shënoi peshëngritja dhe disa peshëngritës të ardhur nga Shqipëria, u shpenzuan shumë para për të ngritur një infrastrukurë sportive që pas brezit të Pirro Dhimës nuk prodhoi asgjë, asnjë medalje dhe asnjë kampion në peshëngritje. Pyetja që bëhet është, a duhet të përgjigjet Pirro Dhima për këtë dështim, jo vetëm për garancitë që ofroi, por edhe për përfshirjen e tij më pas në politkë me socialistët e PASOK-ut. Ish-peshëngritësi ka reaguar duke lajmëruar padi për shpifje dhe fyrje personale ndaj gazetës në fjalë. Së fundmi Pirro Dhima nënshkroi një kontratë me Federatën Amerikane të Peshëngritjes për të ngritur më nivele olimpike këtë sport në Shtetet e Bashkuara.

http://www.protothema.gr/greece/article/603380/evalan-sto-stohastro-ton-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.