Irani lejon ushtrinë ruse të përdorë territorin, Moska dhe Teherani aleatë në mbrojtje të Asad

Postuar në 17 Gusht, 2016 11:41

Nga territori i Iranit u ngritën avionë luftarakë rusë për të bombarduar pozicionet e forcave antiqeveritare në Siri. Një zhvillim që tregon se Moska dhe Teherani po bashkëpunojnë ngushtësisht për të luftuar "armiqtë" e Asad. Siç njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes avionë bombardues Tupolev-22M3 dhe avionë luftarakë Sukhoi-34 u ngritën nga baza ushtarake e Hamedan në Iranin Perëndimor dhe bombarduan pozicione të Shtetit Islamik dhe organizatës Al Nusra në Alepo.
Sipas qeverisë ruse, nga bombardimet u shkatërruan depo armësh dhe baza të xhihadistëve. Kjo është hera e parë që pas revolucionit islamik të 1979 që Irani lejon një forcë të huaj ushtarake të përdorë territorin e saj për qëllime luftimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.