Pse nuk u njoftua ambasada shqiptare për vdekjen e Marnikollajt

Postuar në 16 Gusht, 2016 13:44

Publikimi në mediat shqiptare i rastit të Pëllumb Marnikollajt ka zgjuar interesin edhe të mediave greke, të cilat kanë nisur të ngrejnë pikëpyetje mbi vdekjen misterioze të emigrantit shqiptar. “Një ngjarje shumë e rëndësishme që ka të bëjë me vdekjen e ish të burgosurit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në komisariatin e policisë Patisia, është mbajtur krejtësisht e fshehtë në Greqi”, veçojnë që në fillim mediat greke.

Më tej thuhet se ambasada shqiptare në Athinë, “nuk është njoftuar për ngjarjen që lidhet me një shtetas shqiptar në Greqi”.  Kjo sipas mediave të shtetit fqinj është në kundërshtim me çdo lloj ligjshmërie”.Mediat online greke shtojnë që edhe sikur të supozohet që viktima u hodh me qëllim që të vetëvritej, autoritetet vendase duhej të kishin bërë njoftime publike për një ngjarje kaq serioze.

Gjithsesi, mbi ngjarjen pritet të hidhet më shumë dritë atëherë kur do të përfundojnë hetimet dhe do të jenë të disponueshme edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Nga hetimi do të mësohen rrethanat reale të ngjarjes, si dhe nëse në rastin Marnikollaj janë zbatuar rregullat dhe ligjet përkatëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.