Çështja “CEZ”, pushohen hetimet për ministrin Gjiknuri

Postuar në 16 Gusht, 2016 10:07

Prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Burime të konfirmuara i thanë gazetës “Panorama” se Kontrolli i Lartë i Shtetit është njoftuar për vendimin e prokurorit të çështjes dhe po bën përgatitjen e ankimit kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. Gjiknuri dhe Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarraveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh. Thuajse në të njëjtën kohë me pushimin e hetimeve për ministrin Gjiknuri, Prokuroria ka vendosur të mbyllë dosjet edhe për një numër ish-zyrtarësh e ministrash të qeverisë së kaluar. Kështu mësohet se është pushuar çështja ndaj ish-ministrave Ridvan Bode, Gens Ruli, zv/ministrit Florion Mima dhe ish-këshilltares së qeverisë Berisha, Suzana Guxholli, të paditur në prokurori nga ministri Gjiknuri lidhur me vendimet e marra prej tyre në lidhje me privatizimin e CEZ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.