Trump: Testim për emigrantët që duan të hyjnë në ShBA

Postuar në 15 Gusht, 2016 20:43

Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë një testim të detyrueshëm për emigrantët që hyjnë në vend. Testi do të ketë natyrë ideologjike dhe do të shtrojë pyetje sesi e shohin emigrantët Amerikën, vlerat e saj për lirinë e besimit, barazinë gjinore dhe të drejtat e gayve. Po kështu Trump ka deklaruar në një konferencë për shtyp se mirëpret aleancën me shtete të tjera në luftë me terrorizmin e islamit radikal, duke shtuar vënien në përdorim të termave specifikë si të Luftës së Ftohtë për të ilustruar faktin se ShBA është në luftë. Sipas Trump emigrantët që vijnë nga vende që kanë një histori aktesh terroriste ndaj SHBA-së dhe vendeve perëndimore, do të përjashtohen. http://www.bbc.com/news/election-us-2016-37086578

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.