Kandidati socialist i Dibrës: Nuk më ndëshkon e kaluara e Shukriut, kam dinjitetin tim

Postuar në 15 Gusht, 2016 11:11

Një ditë më parë Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturën e Muharem Ramës për bashkinë e Dibrës. Një emër i minutës së fundit, pasi për kandidat ishte përfolur drejtori i tatimeve të Qarkut të Dibrës, Dionis Imeraj. Muharem Rama është mjek dhe nga sa mësohet ka patur pëlqimin e vetë kryeministrit. Por pyetja që bëhet është sa të vështirë do ta ketë mjeku socialist të tejkalojë efektet që la mbrapa “pelivani” Shukri. Ai vetë beson se fitorja do jetë më e thellë sesa në zgjedhjet e kaluara, duke adoptuar edhe një term që politika e Tiranës e ratifikoi si standart të intelektualizmit të saj, konsensualitetin. Edhe Muharem Rama thotë se është konsensual, ndonëse LSI nuk ka shfaqur entusiazëm të veçantë për kandidatin e mazhorancës. “Tashmë ai ka marrë ndëshkim nga drejtësia shqiptare për atë që kam bërë. Unë kam dinjitetin tim dhe nuk ka pse të jetë ky problem për mua. Nuk duhet të ndalemi duke komentuar se çfarë ka ndodhur me kryetarin, por duhet të punojmë të gjithë që të shpalosim idetë tona për të nxjerrë nga varfëria dhe problemet Dibrën. E majta do të jetë fituese, kam mbështetjen e e të gjithë koalicionit të majtë. Emri im është konsensual. Kam mbështetjen e PDIU-së dhe LSI-së”-ka theksuar Muharem Rama për gazetën Shekulli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.