“Inovacioni” i radhës: Ndalohen me ligj “influencat e papërshtatshme” mbi prokurorët. Edhe përmes Medias! Çfarë janë “influencat e përshtatshme”

Postuar në 15 Gusht, 2016 17:33

“Report Tv” publikon sot disa fragmente nga ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila do të financohet dhe administrohet nga amerikanët. Drafti i ri ka të integruar edhe çuditë e reja që vijnë si propozim i ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, mes të cilave edhe kjo:

Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”(http://shqiptarja.com/Politike/2732/drafti-final-i-byros-ndikimi-politik...). 

Po çfarë do të thotë ligjërisht influencë e papërshtatshme? A përbën një opinion, një koment, një informacion bazuar mbi burime, një referim i një statusi në Facebook, apo edhe një përpjekje për të ngritur pyetje dhe dyshime, vepër penale? A përbën nxjerrja e një dokumenti vepër penale, veçse në mos qoftë i klasifikuar sekret? Janë pyetje që nuk marrin përgjigje te paragrafi që ofron televizioni në fjalë, e që duket se synojnë të kufizojnë një fushë veprimi që po duket se vështirëson shumë livadhisjen e institucioneve publike. Aq më tepër merr kuptim kjo, kur pika një e këtij neni, pra nenit 16 të ligjit thotë shprehimisht:

Në ushtrimin e funksioneve të tyre, prokurorët veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur bazaur në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë”.

Kjo është një garanci e mjaftueshme që nuk cenohet nga “influencat e papërshtatshme”. Një tjetër pyetje që lind si implikim i këtij neni që mbiu sot në media është edhe kjo: Cilat janë influencat e Përshtatshme, pra ato që nuk shpallen vepër penale?

Televizioni raporton se PD-ja ka paraqitur disa vërejtje dhe do ishte mirë që ky moment të përfshihej në to, pasi është e qartë se PS-ja, sot që është në opozitë, miraton çdo gjë që i thonë. Apo kështu hiqet të paktën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.