Liria e shtypit, insitucionet shtetërore nuk zbatojnë ligjin për të drejtën e informimit

Postuar në 13 Gusht, 2016 15:33

Shqipëria ka pësuar rënie në treguesin e lirisë së shtypit krahasuar me një vit më parë. Në raportin e “Reporterët pa kufijë”, vendi ynë është ulur me 1.5 pikë, çka përbën një zhvillim jo pozitiv. Një tjetër problem është vënë re në moszbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, i cili u miratua nga qeveria e tanishme me të ardhur në pushtet.

Në konkluzionet për Shqipërinë dokumenti thekson se marrja e informacionit shtetëror ndonëse ekziston një ligj që e mundëson një gjë të tillë, mbetet problematike. Pavarësisht se ka një ligj për lirinë e informimit aksesi për marrjen e informacionit nga institucionet shtetërore vijon të mbetet i limituar. Nga ana tjetër autoriteti i medias audiovizive, që është dhe rregullatori i tregut vijon të mbetet i politizuar”, thuhet në raport, citon “Vizion Plus”.  

Ligji i informimit dhe ai për njoftimet publike janë dy ligje që nuk respektohen nga institucionet shtetërore, që jo rrallë ndodhen në situatën ku nuk dinë si të justifikojnë aktet e veta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.