Grekoamerikani Nicholas Cage në mbështetje të protestave në Himarë

Postuar në 13 Gusht, 2016 10:04

Përplasja e qeverisë me banorët e Himarës pritet të përshkallëzohet. Ditën e dielë janë parashikuar protesta për të kundërshtuar projektin që parashikon prishjen e disa objekteve në qendër të qytetit.
Gazeta Dita raporton se prej disa ditesh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko-amerikani Nicholas Cage, i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke. Shqetësim për problemet e pronësisë në Himarë ka shprehur edhe Ministria e Jashtme e Greqisë. Por kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro për TCH u shpreh, prishjet që do bëhen janë gardhe dhe mure rrethues që janë ngritur në vite dhe me bërjen e këtij projekti për zhvillimin e qendrës së Himarës do të ketë më shumë rrugë, parkime, kënde lojërash për fëmijët,” shprehet Goro duke shtuar se projekti ka më shumë se dy vite, ndërsa në janar të këtij viti të gjithë banorët janë lajmëruar për këto zhvillime që do të bëhen në qendër të Himarës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.