Sërish në tryezë dy projektet e gazit: Rryma Jugore dhe projekti turko-rus

Postuar në 11 Gusht, 2016 18:23

Afrimi i ri mes Turqisë dhe Rusisë, konfirmuar me vizitën e presidentit turk, Erdogan në Moskë, ka riaktivizuar projektet energjetike mes të dyja vendeve. Në takimin e para disa ditëve, Erdogan dhe presidenti rsu, Putin, kanë rënë dakord për të rivënë në lëvizje projektin ruso-turk të gazit, që zëvendësonte Rrymën Jugore, të rrëzuar me ndikimin e BE-së.  Ambicie për rigjallërimin e projekteve të gazit i është bashkuar edhe Bullgari, teksa kryeministri i saj, Boyko Borisov, deklaroi para disa ditësh se ka rënë dakord me Rusinë që të “ringjallë Rrymën Jugore, që kalon mes Detit të Zi”. Sipas “Bllomberg” të dyja vendet kanë krijuar grupet e punës që do të angazhohen për të mbyllin punën për të dyja projektet. Bullgaria ka dhënë garanci se projektet e gazit nuk do të anashkalojnë rregullat e BE-së. 

 

http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2016&mm=08&dd=10&nav_id=98858

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.