Renzi shkarkon drejtuesit e bashkisë se Korleones për lidhje me mafian

Postuar në 11 Gusht, 2016 10:19

Qeveria italiane shkarkoi të gjithë aparatin drejtues të bashkisë së Korleones dhe tre bashkive të tjera në jug të Italisë, pas dyshimeve se funksionarë të këtyre bashkive ishin të lidhur ngushtë me organizata kriminale mafioze.
Veç bashkisë së Korleones, kryeministri Mateo Renzi, firmosi largimin nga funksionet vendore të drejtuesve të bashkisë së Arzanos në Napoli dhe Bovalinos e Tropeas në Kalabri. Ky vendim është komentuar si një mesazh i kryemiistrit Renzi në luftën kundër mafias.
Korleonë është vendindja e dy prej mafiozëve më të pamëshirshëm të jugut të Italisë, Bernando Provenzanos dhe Salvatore Rinës, të cilët morën drejtimin e Cosa Nostra në vitet 80' pas një seri vrasjesh dhe përplasjesh që lanë pas mbi 1 mijë të vrarë.
Provenzano vdiq muajin e kaluar në moshën 83 vjeçare, ndërsa Toto Rina vazhdon të mbahet në një burg të sigurisë së lartë. Shkarkimi i funksionarëve lokalë ka ndodhur edhe në të shkuarën, por kjo është hera e parë që ndodh në bashkinë e Korleones.
Veprimtari e Cosa Nostra ra ndjeshëm dy dhjetërvjeçarët e fundit, pas vrasjeve të bujshme të dy njerëzve të drejtësisë në vitin 1992, të cilat shokuan Italinë. Ndërkaq organizata mafioze Ndragheta ka fitur terren dhe është shndërruar në trafikuesen më të madhe të kokainës nga Amerika e Jugut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.