Një krim në kufijtë e urrejtjes për shtetin, debitori qëllon me thikë punonjësin e OSHEE-së në Shkodër

Postuar në 11 Gusht, 2016 21:23

Zamir Velaj është viktima e parë e daljes nga kontrolli të një 47 vjeçari, të cilit OSHEE i kishte ndërprerë energjinë elektrike për çështje borxhesh. Një krim në kufijtë e urrejtjes ndaj shtetit. Këtë e konfirmon dinamika e krimit pasi sipas raportimit nga Shkodra  “mësohet se autori e ka qëlluar disa herë me thikë viktimën duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e gjoksit dhe të barkut, e për pasoj nga prekja e organeve jetike viktima nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi ka sulmuar me thikë viktimën, ky i fundit ka tentuar t’i shmanget por autori e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar disa herë”. Autori është Martin Zefi rreth 47 vjeç banues në Oblikë të Anës së Malit në Shkodër. Ngjarja e Shkodrës nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur, pasi tensioni i krijuar me aksionin e OSHEE-së dhe burgosjet e debitorëve ka qenë jo i vogël. Por mesa duket në rrethanat kur rripi është ngushtuar dhe shteti ka vetëm merakun për të mbushur arkën pasojat do jenë këto që u raportuan sot nga Shkodra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.