Aleancës për Shqipërinë Europiane i mbaron karburanti. Kreu i LSI-së nuk ka një “po” për rikonfirmim të saj në zgjedhjet e vitit 2017

Postuar në 10 Gusht, 2016 22:14

Ilir Meta, kryetar i LSI-së dhe i Kuvendit të Shqipërisë është shfaqur sot në një intervistë për Çim Pekën në studion e “syri.net”. Përveç përdorimit të zhargonit prej të forti që nuk i trembet burgut e që u vë kufirin te thana të gjithëve, Ilir Meta, ndër të tjera ka bërë edhe këtë deklarim për rreshtimin e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2017:

Nuk kam arsye fare që të nxitoj për mendime të tilla aq më tepër për vendime sepse ato nuk do të jenë asnjëherë vendime personale. Ato do të jenë vendime të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për më tepër që ne kemi edhe zgjedhjet aktualisht në vjeshtë ku rinovohet mandati i gjithë të zgjedhurve të LSI-së, përfshirë edhe Kryetarin e forumet kombëtare. Dhe nuk ka asnjë lloj nxitimi dhe preokupimi për këtë çështje. Preokupimi ynë është përmbushja sa më me përgjegjshmëri e marrëveshjes qeverisëse që ne kemi dhe aktualisht sidomos sa i takon ecurisë sa më pozitive të reformës në drejtësi”.

E njëjta gjuhë dhe e njëjta qasje si në fillim të vitit 2013, kur Meta deklaronte se për koalicionin me PD-në, “do të vendosim më vonë”. Por një mungesë “po-je” për përsëritjen e koalicionit aktual, flet qartë për distancën e krijuar me PS-në, e cila është reale. Vendimi që do të marrë LSI-ja për zgjedhjet në fakt do të përcaktojë edhe qëndrimin e saj në koalicion dhe kjo është lënë të kuptohet nga entuziazmi i Metës për nevojën e një opozite të fortë. Është e njëjta gjë që bëri me Sali Berishën, nga qeveria e të cilit u shkëput muaj përpara se marrëveshja qeverisëse të ezaurohej. 

Comments

Submitted by IRAK (not verified) on

Aleancës për Shqipërinë Europiane i mbaron kar .....?
JO ORE NE KETE VEND NUK MBAROJNE KURRE, PERKUNDRAZI BEHEN POLITIKANE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.