Zbarkim i forcave serbe në kufi me Preshevën, faktori shqiptar dyshon në qëllimet e Beogradit

Postuar në 08 Gusht, 2016 10:36

Dy ditët e fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë instaluar forca te mëdha ushtarake dhe policore, me qellim rritjen e kontrollit në zonën e Dobrosit, e njohur si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm.
Beogradi instalimin e këtyre forcave të mëdha ushtarake dhe policore e arsyeton me “çështjen e emigrantëve”. Ketë justifikim të palës serbe analistët nga Lugina e Preshevës e kanë konsideruar farsë dhe të pavërtetë. Sipas tyre ketë e tregon edhe një fakt se vitin e kaluar kur numri i emigrantëve në Preshevë arrinte deri në 20 apo 30 mijë nuk kishte aq pozicionime të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në karadakun e Preshevës e as në Dobrosin e Koncul, baza këto ushtarake te UÇPMB-së në kufi me Kosovën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.