Turku “non grata” hyri në Shqipëri nga Rinasi. Fraza lapidar e policisë: Na iku pa dashje, vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Postuar në 08 Gusht, 2016 22:37

Kryeministri Rama është munduar të mbajë lart profilin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe punën e policisë, por ngjarjet përgënjeshtrojnë gjithë lavdërimet që vijnë nga kryeministria, duke e nxjerrë policinë qesharake përpara publikut. Pasi hoqi përgjegjësinë për grabitjen e armatosur në aeroport, policia e Rinasit bëhet sërish protagoniste e një njgjarje që nxjerr zbuluar atë dhe jo vetëm. Gjatë pasdites Partia Demokratike doli me një deklaratë ku raportoi se një shtetas turk ishye arratisur nga Rinasi, pasi u ndalua nga policia në aeroport. Në deklaratën e PD-së thuhet “Personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën, dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej”.

Pas 3 orësh ka ardhur edhe reagimi i policisë. Ajo në sqarimin  saj thotë se “personi në fjalë  u transferua sipas procedures përkohësisht në zonën e transitit, por duke përfituar nga fluksi i madh i pasagjerëve kaloi tek zona e kontrollit  dhe më pas hyri ilegalisht në Shqipëri”. Më poshtë policia thotë se dokumentat e identifikimit të  shtetasit turk ndodhen tek  oficeri i Policisë kufitare pasi oficeri po plotësonte dokumentacionin përkatës, duke shtuar edhe frazën lapidar “Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e shoqërimin e shtetasit turk për ta dërguar drejt Turqisë.”

Comments

Submitted by Roni (not verified) on

Po si mund të jemi të sigurt me këtë polici? Po si mund të jemi të sigurt me këtë ministër dhe këtë kryeministër qe ne vend që të marrin mbi vete përgjegjësite e postit dhe të merren masa dalin në mbrojtje të një institucioni të cilin e kanë bërë lesh e li me injorante dhe me ish të përjashtuar nga policia. A është kjo policia që duam? Me duart lart para çdo ngjarje. Me argumentet qesharake: - Nuk është kompetencë e jona.
Gjithkund dhe në Paris, Romë, Bruksel ndodhin krime.
Ishte e pamundur ta parandalonin.
Na hiku pa dashje.
Ne shkuam ti shkatërronin parcelat me kanabis por atje nuk gjetëm njeri. (Por i premë dhe ja lam gati) Për çdo ngjarje me duart lart. Kjo polici me duart lart si e kapur rob nga krimi NUK ËSHTË POLICIA QË DUAM.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.