Një përpjekje franceze kundër Majlinda Kelmendit

Postuar në 08 Gusht, 2016 23:05
Majlinda Kelmendi, medalistja e xhudos në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros ka ardhur sërish në vëmendje, por kësaj radhe për një test të refuzuar antidopingu. Refuzimi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, por edhe nga trajneri i saj, Agron Kuka. Federata sqaron se testi ka qenë i paplanifikuar dhe i është kërkuar sportistes kosovare në qershor, kur ajo për përgatitej në Francë për lojërat e Rios.
Nëse do të jepen sanksione ato do të mund të aplikohen vetëm në territorin francez”, deklaron Federata, raporton “The Guardian”. 
 
Nga ana e tij, trajneri Kuka, ka deklaruar se sportistja është e pastër dhe se testimi u kërkua nga një person pa autorizimin e Agjencisë Botërore Antidoping.
 
Kjo është e gjitha. Më pas francezët bënë një ankesë diku dhe po përpiqeshin ta çonin çështjen në gjykatë a diçka e tillë...Ekipi kosovar ka qenë në bisedime me Federatën Ndërkombëtare gjatë gjithë kohës sepse ne nuk mund t’i jepnim gjakun dhe urinën për analiza dikujt që nuk ka përgjegjësinë e testimit”, tha Kuka. I pyetur nëse Kelmendi mund të përballet me një përjashtim nga francëezët, ai shtoi se “Ata mund të bëjnë ç’të duan, por nuk është e ndershme”. 
 
Duhet thënë se testimet e paplanifikuara kundërshtohen nga shumë sportistë, Nadal mes të tjerëve. Aq më tepër që në rastin në fjalë duket më shumë si një përpjekje franceze, gjithnjë pa patur kredencialet e duhura. Federata ka lënë të hapur mundësinë e sanksioneve por vetëm në Francë, aty ku me sa duket koleksionohen negativët imagjinarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.