Edi Rama zbulon projektin e parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, që Erjon Veliaj nuk e përmendi

Postuar në 08 Gusht, 2016 18:23

Me të ngecur si përherë dhe pa asnjë transparencë. Kjo vlen të thuhet për sjelljen e kryeministrit Edi Rama, i cili sot ka zbuluar se në sheshin “Skënderbej” do të ketë një parking nëntokësor. Projektin fillestar ai ja la kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili në daljet e tij publike, por edhe në “dëgjesat”  me qytetarët foli përherë për një pedonale, por asnjëherë për parkim. Po sjellim këtu atë që ka thënë Veliaj më 5 prill kur bëri prezantimin:

Projekti i prezantuar do të realizohet në 12 muaj dhe do ketë shtrirje sipërfaqësore që do të përfshijë brenda edhe pjesë të Unazës së Vogël. Për të evituar dhe minimizuar ngarkesat dhe mbarëvajtjen në jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës është menduar dhe planifikuar një ndarje e sipërfaqes të projektit në 11 lulishte të vogla të ndryshme. Në secilën nga këto lulishte do të punohet në mënyrë të pavarur, në mënyrë që me realizimin e secilës prej tyre qytetarët të kenë akses përdorimi, pa qenë nevoja të presin 12 muaj, të përfundimit të të gjithë projektit. Elementët kryesorë të këtij projekti, janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit. Gurët natyralë do të jenë në formën e pllakave të gurit, të trashësisë 10-12 cm, që do të merren nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj. Me këto gurë do të shtrohen rreth 41 mijë m2 sipërfaqe sheshe dhe trotuare. Sa i përket gjelbërimit, projekti do të sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Sipërfaqet e gjelbërta do të mbillen me 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh...”.

Fjalë të bukura, marketim i sipërfaqes për të fshehur atë që është interesi i vërtetë, poshtë saj: Parkimi nëntokësor, që do ta ndërtojë Qeveria me Bashkinë, siç thotë kryeministri, e të cilin Erjon Veliaj nuk ua rrëfeu qytetarëve. Dhe paradoksi i kësaj talljeje shkon më tej, kur termin Rilindje Urbane, nuk e ka përdorur Veliaj që foli për kthimin e sheshit në pedonale, por kryeministri që flet vetëm për parkingun.

Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej. Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t'u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”, shkruan kryeministri.

Mbetet për t’u parë sesi do të administrohet ky parkim, që është biznes i madh. Do të jetë parkim publik siç ka thënë para zgjedhjeve të 21 qershorit 2015, këshilltari i Edi Ramës, Artan Shkreli, apo do të jepet me konçesion pasi të jetë ndërtuar me paratë tona. Se tashmë e kemi kulturë kombëtare këtë mashtrimin në mes të ditës me diell. 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

E tregoi qarte se kush eshte qellimi i nje investimi idiot e te panevojshem per pedonalizimin e pikes me te rendesishme te trafikut ne Tirane. Pasi ka bllokuar parkimin e rezidenteve ne te gjitha rruget por edhe rrugicat e zones, pasi ka krijuar nje devijim absurd per trafikun, tashme kuptohet qellimi do jete drejtimi i makinave me zor drejt ketij parkingu. I cili kuptohet do te menaxhohet me nje PPP nga oligarket e zakonshem, por qe do fshihet me ndonje kompani kineze.

Submitted by a.b (not verified) on

A di t'ma thote njeri ku eshte e keqja nese behet ky parkim nentokesor?
Nese nuk behet brenda kushteve teknike apo ambjentaliste hajt se e flasim dhe protestojme. Po keshtu kot fare, pa arsye pse sduhet bere, sikur spo ka sens. Deri dje "skemi ku parkojme", sot "pse behen parkime".

Parkime nentokesore ka ne te gjithe vendet e evropes, ... edhe ne ballkan madje.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nje pjese ti ka shpjeguar artikulli, nje pjese komenti qe te ftoj ti lexosh. Per me shume mund te lexosh edhe kete artikullin ketu:

http://exit.al/2016/08/08/sheshi-skenderbej-do-kete-parkim-dhe-qender-tr...

Llogjika se "parkingje ka kudo" eshte pak e ceket. Ka dhe metro kudo, po ja qe ne nuk na e mban xhepi per ta bere, duhet ta ndertojme gjithsesi? Ka dhe kulla 50-kateshe ne bote, ja qe ne nuk duhet ti ndertojme ne lagjet tona ku ka rrugica e jo rruge.

Cdo projekt ka detaje qe prekin jetet e njerezve, ato duhen diskutuar paraprakisht. Dhe projekti i sheshit demton shume jeten e banoreve te qytetit dhe te zones perreth. Nese kjo behet e gjitha per nje parkim qe do jepet me koncesion, eshte skandaloze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.