Ditaret e kreut të parë të KGB-së, Ivan Serov: Dipomati suedez Wallenberg u likujdua me urdhër të Stalinit

Postuar në 08 Gusht, 2016 00:44

Publikimi i ditareve të shefit të parë të KGB-së sovjetike, Ivan Serov, ka risjellë në vëmendje fatin e diplomatit suedez, Raoul Wallenberg, i njohur si shpëtimtar i mjëra hebrejve të Hungarisë. Ditaret e Ivan Serov, u gjetën nga e mbesa, Vera, gjatë pastrimit të daçës së tij në Moskë. Ato u publikuan në qershor në Rusi me titullin: “Shënime nga një valixhe: Ditaret sekrete të kreut të parë të KGB-së, të gjetura 25 vjet pas vdekjes së tij”. Serov thotë në ditar se Wallenberg, u likujdua me urdhër të Stalinit dhe ministrit të Jashtëm sovjetik të kohës, Vjaçesllav Molotov, pse dyshohej si agjent gjerman dhe amerikan njëkohësisht. Serov thotë se ka parë dosjen e diplomatit suedez, ndërkohë që sovjetikët kishin mohuar të kishte një dosje për të shtuar se ai vdiq në burg nga zemra në vitin 1947. Mediat po spekullojnë se dijenia e shefit të parë të KGB-së mbi këtë çështje mund të ketë ardhur edhe si pasojë e zbërthimit në hetuesi të parardhësit të tij, Viktor Abakumov, i ekzekutuar për tradhëti në vitin 1954.

Wallenberg nga ana e vet ka një reputacion ndërkombëtar. Ai ishte një biznesmen i lindur në vitin 1912 dhe në vitin 1944 mori detyrën e të dërguarit të posaçëm të Ministrisë së Jashtme suedeze për shpëtimin e rreth 230 mijë hebrejve të mbetur në Hungari. Gjermanët kishin deportuar 400 mijë për në Auschwitz-Birkenau, ndërkohë që mbërriti Wallenberg. Bashkë me kolegun Per Anger ata lëshuan mijëra pasaporta duke i shpallur hebrejtë si posedues të tyre me shpresën se kjo ofronte një lloj mbrojtje. Po kështu ata morën me qira 32 objekte që i shpallën pronë të misionit diplomatik suedez dhe ku vendosën rreth 10 mijë njerëz. Më pas erdhi arrestimi nga sovjetikët. Mbesa e tij, Marie Dupuy ka reaguar ndaj publikimit të ditarëve të Serov në faqen e vet online e ku hedh dyshime mbi ditarët të cilët ka kërkuar që të kalojnë një filtër vlerësues.  

 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.735616

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.