Albin Kurti: Në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje politike, ndërkombëtarët nuk mund të sjellin drejtësinë

Postuar në 08 Gusht, 2016 11:22

Ish-kreu i Vetvendosjes, Albin Kurti është dyshues nëse reforma në drejtësi do të japë efekte. Duke bërë njënparalelizëm me Gjykatën Speciale të Kosovës ose EUELEX, Kurti thotë se pakti me ndërkombëtarët është që të ndëshkohen vetëm pushtetarë të vegjël lokalë, ndërsa ata që kanë votuar reformën nuk dotë preken.

"Kam frikë se, në fund fare, edhe kjo përpjekje për të sjellë drejtësi për popullin e Shqipërisë do të dështojë, dhe gjërat do të mbeten njësoj me përjashtim të faktit që sovraniteti do të mbetet përgjithnjë i cënuar. Unë pandeh se drejtësinë nuk mund ta sjelli një klasë thellësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar. Nuk është e mundur që vetë ata që dyshohen për korrupsion e krim të stërmadh, të votojnë unanimisht biletën e tyre për në burg. Këtë unë e di me eksperiencë, pasi në Kosovë shumë shpesh është shpresuar se organe ndërkombëtare si UNMIK, EULEX apo Gjykata Speciale do të ndëshkonin kriminelët që janë në pushtet lokalisht. Mirëpo këta kriminelë, të cilët i kanë votuar vetë mandatet e këtyre ndërkombëtarëve, para se të votonin kanë marrë garanci. Dhe faktet tregojnë se të gjitha këto misione ndërkombëtare kanë dështuar të sjellin drejtësi në Kosovë. Nuk shoh ndonjë arsye se pse do të duhej të kishin sukses në Shqipëri".

Në një intervistë për gazetën "Shekulli" Kurti thotë se në Shqipëri nevojitet një lëvizje e re politike që mund të sjellë ndryshimin. "Që të vinte drejtësia në Shqipëri, do të duhej së pari një ndryshim në elitën politike dhe orientime të reja politike e ideore, që janë më kombëtare, më përfaqësuese, më sociale, më pranë vetë qytetarëve, më radikale. Beteja politike do ta përcaktonte edhe kthimin e timonit të shoqërisë e të shtetit drejt funksionalizimit të drejtësisë"- shprehet ish-lideri i Vetevendosjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.