Transaksioni i pasurive te paluajtshme, nga 1 shtatori hyn taksa e re

Postuar në 06 Gusht, 2016 11:11

Prej 1 shtatorit deri në fund të muajit shkurt reduktohet me 2% taksa për shitjen e banesave dhe trojeve. Aktualisht ky detyrim është 15%, por me ligjin e ri shkon përkatësisht 2% për familjet dhe 3% për bizneset.  Zv.ministrja e Financës, Irena Beqiraj, ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë ligji i ri për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si edhe kategoritë e atyre që mund të përfitojnë nga kjo amnisti. “Nëse kemi të bëjmë me një pronë apo apartament me vlerë të regjistruar 30 mijë euro dhe çmimi i shitjes do të jetë 40 mijë euro, aktualisht familja detyrohet të paguajë 15% të diferencës, e cila është 10 mijë euro, pra 1500 euro taksa. Ndërkohë, duke nisur nga 1 shtatori, kjo vlerë do të jetë vetëm 2%, që për rastin e mësipërm shkon 200 euro. Kjo për familjet, ndërsa për bizneset faturimi bëhet në masën 3% për diferencën ndërmjet çmimit që ka prona në Hipotekë me atë që shitet, pra që është dhënë në deklaratën noteriale”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.