PS në negociata me PDIU-në për bashkinë e Dibrës

Postuar në 05 Gusht, 2016 13:51

Zgjedhjet e parakohshme në Dibër janë një bast jo i vogël elektoral për Partinë Socialiste, jo vetëm për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të Rilindjes nga pelivanllëqet e  Shukri Xhelilit, por edhe një test para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Socialistët nuk do ta kenë të lehtë të rifitojnë bashkinë e Dibrës, jo vetëm se është një bashki që ka votuar djathtas, por në këtë betejë nuk do këtë në krah as LSI-në, marrëdhëniet me të cilën janë në pikën më të dobët, pavarësisht pazarit për të qëndruar bashkë deri në fund të mandatit. Në lojë për bashkinë e Dibrës është futur aleati më i ri i socialistëve, PDIU e Shpëtim Idrizit. Burime thanë për Republika se  kordinatori i Qarkut të Dibrës Damian Gjiknuri është duke negociuar me drejtues të PDIU-së për bashkinë e Dibrës. PS mund ta tolerojë  një fushë beteje për Shpëtim Idrizin në një terren të humbur si ai i bashkisë së Dibrës, duke mos humbur praktikisht asgjë. E vetmja sinergji që mund të favorizojë një fitore të PS në këtë bashki është përçarja e PD në Dibër, ku vështirë se do dilet me një kandidat konsensual.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.