Presidenti: Ndryshimet kushtetuese prodhojnë ngërç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Postuar në 04 Gusht, 2016 15:35

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar sot se ndryshimet e reja kushtetuese, prodhojnë një ngërç në krijimin e Këshillit të Emërimeve. Për këtë arsye presidenti ka thirrur në konsultime grupet parlamentare në një takim ditën e martë.

Ndryshimet Kushtetuse hyjnë në fuqi në 11 gusht. Presidenti ngarkohet për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve, presidenti duhet të zgjdheë përmes shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED do të merret me seleksionimin e kandidaturave për në kushtetuese dhe inspektorin e lartë të drejtësisë. Ka një shqetësim sepse neni përkatës i Kushtetutës, neni 149 pika d, i cili përcakton në pikën tre përbërjen e KED. Kushtetuta i kërkon që brenda 5 ditëve të hedhë shortin për anëtarët e KED, ndërsa ligji që përcakton kriteret për emërimin e anëtarëve të KED, nuk është miratuar”, shpjegoi Nishani në një konferencë për shtyp. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është produkt i ndryshimeve kushtetuese, aq shumë të debatuara e të përpiliuara nga ata që u quajtën “ekspertët më të mirë”.

Do të pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me konsultimet, por këtu po sjellim nenin 149/d të Kushtetutës, të cili i është referuar sot Presidenti:

Neni 149/d

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për lnspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati.

2. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme.

3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.  Ata ushtrojnë detyrën me mandat një vjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 1O dhjetor të atij viti kalendarik. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së shortit si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

4. Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

5. Kritere të tjera për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short parashikohen me ligj. Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rregullohet me ligj(https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2016/07/drafti-final-i-ndryshimeve-kushtetuese.pdf). Këtu rezulton që shorti hidhet  në dhjetor!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.