Studim fizibiliteti për një aeroport në Jug të vendit

Postuar në 03 Gusht, 2016 12:31

Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit.

Shuma e vënë në dispozicion është 30 milionë lekë. Studimi do të përcaktojë vendin se ku do të ndërtohet ky aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet. I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Trasnportit. Me përfundimin e studimit do të vendoset nëse investimi do të jetë publik apo privat. Plani për ndërtimin e kësaj vepre ka për qëllim rritjen e numrit të turistëve të huaj në zonat bregdetare të jugut.

Mundësia e ndërtimit të një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare, kryesisht çarter turistikë, u krijua pas ndryshimit të kontratës koncesionare me kompaninë që administron aeroportin e Rinasit. Sipas marrëveshjes, koncesioni shtyhet disa vite kundrejt lejimit të kryerjes së fluturimeve ndërkombëtare edhe nga aeroporte të tjera në vend raporton Top Channel.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.