Mbi analistin Rexhep Mejdani dhe koalicionin PS-LSI

Postuar në 02 Gusht, 2016 10:58

Takimet e djeshme mes Ilir Metës, Koço Kokëdhimës e Rexhep Mejdanit dhe hamëndësimet për një qeveri teknike kanë ngjallur reagime në radhët e Partisë Socialiste. Këto reagime vlejnë më shumë për të kuptuar natyrën e marrdhënieve që mbi të cilat ka funksionuar dhe funksionon ende Partia Socialiste. Dhe reagimi vjen nga një xhaketë me përvojë në Partinë Socialiste, si Petro Koçi, i cili ka gjetur vend në qeveri pas tentativës për të reformuar ish-partinë e tij, duke themeluar një tjetër parti. Konsiderata e Petro Koçit është se ish-presidenti Rexhep Meidani, i cili përflitet si kryeministër i një qeverie teknike është më shumë një “analist se sa një protagonist politik”

Sa i përket koalicionit PS-LSI ai është shprehur se është i fortë dhe se mund të funksionojë edhe përtej këtij mandati. “Edhe PS edhe LSI nuk kanë arsye të prishin koalicionin i cili ështe duke funksionuar normalisht” ka theksuar zëvendës ministri i Mbrojtjes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.