Kisha Orthodhokse Autoqefale inauguron HEC-in Rapuni 3&4 në Elbasan

Postuar në 02 Gusht, 2016 18:36

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka përuruar sot një vepër energjetike që është realizuar me investimin e saj. Hidrocentrali Rapuni 3&4 në Elbasan, i cili ka fuqi Fuqia e instaluar 9,9 MW dhe një prodhim vjetor 42,94 GWh e të ardhurat e të cilit do të përdoren për KOASH. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryepeshkoi Anastas Janullatos, që siç informon Zyra e Shtypit e KOASH, ka qenë iniciator i veprës.

Kjo është një vepër hidroenergjitike e ndërtuar në përputhje me strategjinë e qeverisë shqiptare për sektorin energjitik dhe në përputhje të plotë me zhvillimin rajonal të qarkut të Elbasanit. Ky objekt është ndërtuar në rrjedhën e poshtme të lumit Rrapun dhe përbëhet nga disa nënvepra kryesore si, vepra e marrjes nivelngritëse, dekantuesi, tuneli hidroteknik, godina e Hecit, Kulla e ekuilibrit dhe nënstacioni (lidhja me sistemin energjitik shqiptar). Gjatë projektimit dhe ndërtimit të veprës janë patur parasysh zbatimi rigoroz i akteve ligjore dhe nënligjore shqiptare dhe atyre ndërkombëtare sipas të gjitha udhëzimeve të ESHA, IEA, European Commission, Austrian National Committee on Large Dams, Sëedish Environmental Protection Agency. Ky investim do të mbështesë në forcimin e mëtejshëm të pavarësisë ekonomike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke vazhduar të kontribuojë fuqishëm në të gjithë veprën e saj. Fondet e përftuara do shërbejnë për të mbështetur dhe garantuar vazhdimësinë e veprës sociale të Kishës, institucioneve të shumta arsimore edhe ato shëndetësore të ngritura në këto vite në të gjithë vendin. Gjithashtu ajo do të ndihmojë në mbështetjen e programeve dhe veprimtarive të shumta për fëmijë dhe të rinj, si dhe në përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë. Në të njëjtën kohë do të ndihmojë edhe në sigurimin e fondeve për restaurimin dhe mirëmbajtjen e kishave dhe manastireve me vlera shpirtërore, historike dhe artistike, por edhe në mbështetjen e veprës ndërtuese të kishave të reja dhe të mirëmbajtjes së tyre”, njofton Zyra e Shtypit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.