Edhe SHBA me frikën e zgjedhjeve të manipuluara

Postuar në 02 Gusht, 2016 11:56

Në një deklaratë të padëgjuar më parë nga ndonjë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Anerikës, Donald Trump hodhi dyshime se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA  mund të jenë të manipuluara.

Duke folur në Ohio, Trump  shprehu shqetësimin për intimidim të procesit pa dhënë më shumë shpjegime. Por kur u pyet më pas nga Fox Neës tha “Më 8 nëntor, duhet të jemi  të kujdesshëm, sepse këto zgjedhje do të jenë të manipuluara, dhe unë shpresoj që republikanët t’i monitorojnë nga afër, përndryshe do të na i marrin”.

Manjati ndodhet nën presion pasi sondazhet e fundit i japin një avantazh prej 7 pikë përqindje rivales demokrate, Hillari Clinton. Kjo mendohet të ketë qenë dhe arsyeja që Donald Trump shkarkoi një këshilltarin e tij politik, Ed Booukover që ishte ura lidhëse mes tij dhe demokratëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.