Marrëveshja me FMN-në nuk do të rinovohet

Postuar në 31 Korrik, 2016 15:20

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk do të rinovohet. Ajo përfundon më 28 shkurt 2017 dhe sipas Vizion Plus, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë një firmosje të dytë. “Vizion Plus ka mësuar se qeveria do të mbajë vendin e saj në Fond, por jo me kushtet që ka sot, ku FMN ka rol vendimtar në shumë politika ekonomike që ndërmerren, që nga taksat e deri te mënyra se si shpenzohen paratë në buxhet. Burimet thonë se deri në muajin nëntor, FMN do të ketë rolin monitorues të programit që ka firmosur me Shqipërinë, e pas këtij muaji pozicioni i saj do të jetë vetëm këshillues. Vizion Plus e ka pyetur për këtë çështje edhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj, i cili është shprehur se tashmë që ekonomia ka hyrë në fazën e rritjes së saj, nuk është më i domosdoshëm sa më parë monitorimi që Fondi i bën Shqipërisë. Megjithatë ai shprehet se nuk ka një vendimmarrje konkrete për këtë çështje”, raporton VP(http://vizionplus.al/fmn-drejt-largimit-ne-nentor/). 

Marrëveshja u nënshkrua në fund të vitit 2013-të dhe ajo synonte marrjen e një huaje prej 330 milion eurosh, kundrejt të drejtës së FMN-së për të kërkuar nga Shqipëria të përmbushte 22 kritere për ruajtjen e stabilitetit ekonomik, konsolidimin fiskal dhe marrjen e masave për të mos krijuar më detyrime të prapambetura në sektorin publik. 

Comments

Submitted by Akordi (not verified) on

Kane rene te dy palet ne akord me njeri tjetrin, per kete ripozicionim te FMN tek ne, mbasi BENI ( tani) ECEN VETE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.