Investime energjetike në bregdetin e Palasës, aty ku rastësisht po ndërtohet edhe një kompleks turistik

Postuar në 31 Korrik, 2016 11:05

Ministria e Energjisë njoftoi se ka ndërmarrë investime të rëndësishme në bregdetin e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike. Investimet janë përqëndruar në zonën mes Himarës dhe Palasës. Ministria e Energjisë raporton se në Himarë është montuar nënstacioni ri i lëvizshëm (portabël) investim ky 200 milionë lekë.  Ky nënstacion  do te furnizojë me energji qytetin e Himarës, Qeparoin dhe zonën Dhërmi-Palasë dhe sipas shpjegimit të ministrisë  rrit në maksimum sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.  Po ashtu ka përfunduar ndërtimi i linjës me nivele 35 dhe 20 kV nga Himara në Dhërmi (13 km me 45 shtylla), me vlerë investimi 247 milionë lekë, ndërsa po punohet për ndërtimin e N/Stacionit të ri 35/20kV në Dhermi, me një vlerë prej 140 milionë lekësh. Këto onvestime që kapin vlerën e rreth 600 milionë lekëve koincidojnë edhe me ndërtimin e resortit Green Coast në Palasë. Një pjesë të kësaj vije bregdetare qeveria ia dha në përdorim kompanisë që po ndërton kompleksin. Investimi në fjalë është i Balfin Grup dhe shtrihet në bregdetin mes Himarës dhe Palasës.

 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Eshte mesu Zamiri me keto ndere. U ndryshua tere projekti i Unazes se Madhe dhe rruges Tirane-Elbasan qe te shkonin sa me shpejt njerezit te TEGu e jo me kjo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.