Franca përgatitet për "Kryqëzatë" të Re kundër Islamit

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:51

Rivlerësim i marrëdhënieve me islamin, ndalim të financimeve të huaja për ndërtimin e xhamive në territorin francez dhe shkatërrim të armikut, janë 3 pikat e triptikut që kryeministri frances Manuel Vals i dorëzoi presidentit Hollande pas sulmeve të njëpasnjëshme terroriste që goditën Francën.
Duke folur për gazetën Le Monde, Vals foli për një Kryqëzatë të re kundër terrorizmit. "Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe do jetojmë të tjera sulme. Por ne do të fitojmë. Sepse Franca ka një strategji për ta fituar këtë luftë" deklaroi kryeministri Vals., duke shtuar se Franca do të "shkatërrojë armikun në territoret ku ndodhet". Kjo nënkupton një ofensivë ushtarake të Francës ndaj terroristëve shoqëruar me kontroll të fortë të aktivitetit islamik në vend. Ndalimi i financimeve të huaja për xhamitë do të vendoset për një kohë të pacaktuar sipas strategjisë që do të ndjekë Franca në luftën kundër terrorizmit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.