7 ligjet, pas 11 gushtit, ndoshta para shtatorit...

Postuar në 29 Korrik, 2016 17:19

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar sot se nuk do të ketë seancë plenare deri në datën 11 gusht, kur edhe Partia Socialiste kërkon shqyrtimin e 7 ligjeve që rrjedhin nga ndryshimet e fundit kushtetuese. Meta la të kuptohej, se ligjet mund të mos miratohen as brenda gushtit, duke sqaruar se edhe për to ka konsultime me ambasadorët. “Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z. Bylykbashin si Nënkryetar i Komisionit dhe përfaqësues i opozitës, edhe me dy ambasadorët e nderuar, Ambasadoren e Bashkimit Europian, znj. Vlahutin, dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu. Kemi komunikime të vazhdueshme edhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund t’ju them me siguri është që deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë edhe të vazhdojnë me programin e tyre. Qëllimi nuk është thjesht të mbledhim komisionin, por të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në zhvillimin e seancës. Mendoj që të gjithë janë të angazhuar pozitivisht edhe i përshëndes për angazhimin tyre”, tha Meta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.